Live

Mafia e tenderëve luftë në natën e Vitit të Ri për të eliminuar kompanitë në shtrimin e rrugës Dollc-Kijevë (VIDEO)

19:55 / 22 Prill 2025

Nga Kosova Live

11 ditë para se të niste fushata zgjedhore, dhe në natën e Vitit të Ri të 2024 një panel shqyrtues kundërligjshëm i ka dhënë në dorë Liburn Aliut një proces të cilen ministria e tij po donte ta zbënte.

Eleminimin e operatorëve më të lirë e të përgjegjshëm për shtrimin e rrugës Kijevë-Dollc.

Ky proces, që ka dy vjet që zvarritet në Gjykatën e Tenderëve, pikërisht për shkak të dyshimeve të mëdha korruptive, kap vlerën e 8 milionë eurove.

Në shkresat e siguruara nga Kiks Kosova, shihet komunikimi dhe revolata e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit të OSHP-së, Isa Hasani, si i vetmi person përgjegjës për nënshkrimin dhe krijimin e paneleve shqyrtuese, por që dikush ia punoj pas shpine.

Kjo pasi Hasani u zu në befasi, në ditën e parê të punë me 8 janar 2025, kur kuptoi se Paneli shqyrtues, të cilin e kishte krijuar vetë, i dha të drejtën Ministrisë së Liburn Aliut të vazhdonte procedurat e prokurimit për te anuluar krejtesisht tenderin që po zvarritej në zyrat e kësaj gjykate tash e 2 vjet, pasi qe asesi nuk po mundej te rekomandohej ndonje nga operatoret e favorizuar te kesaj Ministrie.

Ani se Hasani vetë krijoi Panelin Shqyrtues, ky i fundit pa lejen e tij mori vendim për t’i dhënë të drejtë Ministrisë së udhëhequr nga Liburn Aliu, për të vazhduar procesin e prokurimit dhe këtë vendim e morën duke iu referuar draftvendimit nr.2024/971, të cilin Administrata gabimisht e publikoi në platformën e e-prokurimit më datën 19.11.2024, për shkak të një gabimi teknik.

Sipas Hasanit, ky draftvendim ishte inekzistent dhe jo ligjor, andaj edhe u largua nga sistemi me urdhër të Sekretarit të OSHP-së, Sheqiri, pasi ishte vetëm mendimi i zyrës ligjore pa shqyrtimin e fakteve, dhe për këtë ishin njoftuar si Operatoret Ekonomikë, ashtu edhe Ministria e Infrastrukturës.

Për këtë, Hasani akuzon vartësit e tij se deshën të legalizonin një dokument që nuk kishte asnjë bazë ligjore. Tutje, ai ka renditur 6 shkelje që ka bërë ky panel.

Shpërndaje në

U Kopjua