Live

Maguire do të transferohet te Manchester United

10:11 / 03 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Harry Maguire sipas të gjitha gjasave do të transferohet te Manchester United, për 80 milionë funte. Kjo do e bëj atë mbrojtësin më të shtrejtë në histori të futbollit, pozitë që e mbante Van Dijk i Liverpoolit.

Trajneri i Leicesterit Brendan Rodgers ka konfirmuar se kanë mbetur për tu diskutuar vetëm kushtet personale.

“Ka pasur kontakte mes dy klubeve dhe është rënë dakord për çmimin e transferimit”, u shpreh Rogers.

“Tani Harry duhet të flasë me ta për të parë nëse mund të arrijë marrëveshje për kushte personale”.

“Kjo është diçka në dorën e tij. Dhe, atëherë, natyrisht, vizitat mjekësore. Përveç kësaj nuk ka më shumë gjëra tjera për të thënë”.

“Me siguri pas fundjavës do të dimë më shumë. Por sigurisht është e qartë që të dy ekipet kanë rënë dakord për çmimin”.

Shpërndaje në

U Kopjua