Majlinda Kelmendi i dha fund karrierës së suksesshme vitin e kaluar.
Xhudistja pejane kishte fituar gjithçka të mundshme në karrierë, ndërsa tash e ka nisur punën e trajneres.
E gjurmët që i ka lënë Majlinda në sportin e xhudos janë vërtet të pashlyeshme, shkruan “Gazeta Express”.
Legjenda e sportit kosovar e mban rekordin botëror “Guiness” për më së shumti medalje të arta të fituara në turneun botëror IJF nga data 7 maj 2010 deri më 24 tetor 2019.
Federata Botërore e Xhudos në Librin e botuar së fundmi “Judo Legends” (Legjendat e xhudos) flet për një rekord të “Guiness” të arritur nga Majlinda në periudhën afro 10 vjeçare.
Majlinda Kelmendi konsiderohet si sportistja më e madhe që e ka pasur Kosova ndonjëherë.
Ajo ia solli vendit tonë medaljen e parë olimpike në vitin 2016.
Për këtë arritje, i nderuar dhe krenar ndihet edhe trajneri Driton Kuka, i cili e ka bërë një postim në rrjetetin e tij social Facebook.
Postimi i plotë: