Live

Majlinda Kelmendi rrëmben medaljen e artë në Abu Dhabi

20:25 / 26 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Ekipi I xhudos nga Kosova ka shkëqyer në Abu Dhabi. Ishte krenaria kosovare e këtij sporti Majlinda Kelmendi ajo që I’a zbardhi fytyrën vendit tonë për të satën herë.

Majlinda arriti që në garën e saj të rrëmbente medaljen e artë.

Pjesë e përfaqesueses se Kosovës ishin edhe Loriana Kuka, Distria Krasniqi si dhe Akil e Nora Gjakova të cilët nuk arritën të futen në top 3she.

Traineri Kosovar I xhudos Driton Kuka ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social facebook së bashku me Majlinden dhe medaljen duke informuar kështu publikun për sukseset e saj.

Shpërndaje në

U Kopjua