Live

Malcom largohet nga Barcelona

18:43 / 02 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Malcom prej sot zyrtarisht është lojtar i Zenit st Petersburg.

Barcelona përmes një njoftimi ka konfirmuar shitjen e Malcom te skuadra e Zenitit.

“Është arritur marrëveshja për transferimin e Malcom te Zenit St Petersbourg”njoftoi klubi bleugran

Skuadra ruse do të paguajë 40 milionë euro për kartonin e Malcom, dhe pesë milionë tjera në bazë të të arriturave.

Barcelona po ashtu ruan interesimin në rast të një shitje të ardhshme të futbollistit.

Malcom ka luajtur 24 ndeshje per Barcelonen per nje vit dhe ka shënuar katër gola.

Shpërndaje në

U Kopjua