Live

Mallorca kualifikohet tutje në Kupën e Mbretit, Muriqi luan deri pak para fundit

08:14 / 21 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Mallorca është kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Mbretit duke fituar në udhëtim te R.Union në 1/32 e e finales.

Ekipi ishullor triumfoi 0:1 ndaj skuadrës që bën gara në ranget më të ulëta të futbollit spanjoll, shkruan Kosovalive.net.

Golin e vetëm për Mallorcan e realizoi Rodriguez në minutën e 20-të.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është paraqitur nga minuta e parë, por u zëvendësua në minutën e 85-të.

28-vjeçari nga Prizreni u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 82-të.

Shpërndaje në

U Kopjua