Live

Man Utd: Së shpejti përgjigjemi për deklaratat e Ronaldos, po marrim hapat e duhur 

12:45 / 18 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Manchester United thotë se ata po marrin ‘hapat e duhur’ në përgjigje të intervistës së Cristiano Ronaldos me Piers Morgan, në të cilën ai akuzoi klubin për ‘tradhti’.

Klubi i Old Trafford lëshoi një deklaratë të premten në mëngjes, por nuk pranoi të thoshte saktësisht se cilat ishin masat dhe këmbënguli se ata nuk do të komentonin “derisa procesi të arrijë në përfundimin e tij”.

Në deklaratën e United thuhet: “Manchester United ka nisur këtë mëngjes hapat e duhur në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media. Ne nuk do të bëjmë komente të mëtejshme derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij.’

Shpërndaje në

U Kopjua