Manchester City kërkon hiq më pak se 160 milionë euro për transferin e Leroy Sanes.
Interesim për Sanen ka shprehur Bayerni i Munichut, që e sheh lojtarin si zëvendësim për largimin e Franck Ribery dhe Arjen Robben.
Megjithatë shuma që kërkon City është e lartë. Mediat raportojnë që Bayerni ka ofruar 80 milionë për lojtarin.
Pritet që negociatat të vazhdojnë, dhe nëse gjermanët i paguajnë qytetarëve shumën prej 160 milionë, Sane do të bëhej ndër transferimet më të shtrejta në histori.