Live

Manchester United gati të paguajë 45 milionë euro për mbrojtësin e Napolit Kim Min-Jae

09:37 / 23 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Koreani Kim Min-Jae po shkëlqen me fanellën e Napolit, duke bërë të harrohet një ‘kolos” si senegalezi Khalidou Koulibaly, megjithatë edhe 25-vjeçari pritet të lërë shumë shpejt Serinë A, me destinacion Premier Leaguen.

Sipas mediave angleze, Manchester United po ndjek me interes rritjen e mbrojtësit dhe është gati të paguajë klauzolën prej 45 milionë eurosh, për ta marrë sa më shpejt në “Old Trafford”, pasi edhe trajneri Eric Ten Haag ka dhënë miratimin për këtë transferim.

Problem për momentin është fakti që klauzola prej 45 milionë eurosh hyn në fuqi në fund të sezonit aktual, ndërsa “djajtë e kuq” do të donin ta merrnin që në janar mbrojtësin, megjithatë për këtë duhet të bindin presidentin Aurelio De Laurentiis.

Gjithçka do të varet edhe nga ecuria e Napolit deri atëherë, pasi nëse skuadra e Spallettit do të vijojë të konfirmohet pretendente, atëherë vështirë se napolitanët do të jetë të gatshëm të heqin dorë në janar nga një prej pikave më të forta të formacionit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...