Manchester Unitedi dhe Milan luajtën 2- 2 në kohën e rregullt. Por Djajtë e Kuq kanë mposhtur Rossonerët me penallti (5-4) në International Champions Cup.
Të parët në epërsi kaluan Djajtë e Kuq me anë të Marcus Rashford (14′), i cili shënoi për 1-0, ndërsa Suso (26′) dërgoi skuadrat në pushim me barazim 1-1.
Pjesa e dytë ishte e baraspeshuar.
Në minutën e 60-të ishte Victor Lindelof, i cili shënoi në portën e tij për epërsinë e Milanit 2-1, ndërsa Jesse Lingard (72′) barazoi shifrat në 2-2.
Ky ishte rezultati final i ndeshjes dhe fituesi u përcaktua përmes penalltive ku triumfuan Djajtë e Kuq.