Live

Manchester United reagon pas intervistës së Ronaldos

16:03 / 14 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Manchester United dëshiron të vërtetojë “faktet e plota” përpara se të ndërmarrë veprime të mundshme pas intervistës së Cristiano Ronaldos me Piers Morgan .

Ronaldo e akuzoi Manchester-in se e “tradhtoi” atë dhe trajneri, Erik ten Hag, është në mesin e një numri njerëzish që përpiqen ta detyrojnë atë të largohet nga klubi.

Ronaldo u ul me prezantuesin televiziv Piers Morgan për një intervistë ekskluzive që do të transmetohej e plotë më vonë gjatë javës, por në një video të hershme, sulmuesi portugez shprehu shqetësimin për trajtimin e tij.

37-vjeçari, i cili iu bashkua klubit për një periudhë të dytë në vitin 2021, ka rënë në kundërshtim me emërimin e verës, Ten Hag dhe u hoq nga ekipi në javën e kaluar.

Ronaldo ishte lidhur me një largim nga klubi verën e kaluar, por u detyrua të qëndronte në “Old Trafford” për shkak të mungesës së interesimit për të.

“Manchester United vë në dukje mbulimin mediatik në lidhje me një intervistë të Cristiano Ronaldo-s”, tha klubi në një deklaratë në faqen e tyre të internetit.

“Klubi do të shqyrtojë përgjigjen e tij pasi të jenë vërtetuar faktet e plota”, shkruan United.

“Fokusi ynë mbetet në përgatitjen për gjysmën e dytë të sezonit dhe vazhdimin e vrullit, besimit dhe bashkimit që po ndërtohet mes lojtarëve, menaxherit, stafit dhe tifozëve”, shkruhet në reagimin e klubit anglez.

Ronaldo, i cili gjithashtu sulmoi ish-shokun e skuadrës Ëayne Rooney dhe ish-trajnerin e United, Ralf Rangnick, i tha Morgan-it në intervistën “shpërthyese” se ai beson se klubi po përpiqet ta “detyrojë atë”.

“Po,” pranoi Ronaldo. “Jo vetëm trajneri, por edhe dy-tre njerëz të tjerë aty rreth klubit. U ndjeva i tradhtuar”, ka thënë Ronaldo.

“Ndihem i tradhtuar dhe ndjeva se disa njerëz nuk më duan këtu. Jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e kaluar”, kishte thënë portugezi gjatë intervistës.

Ronaldo fillimisht iu bashkua United në vitin 2003, duke e ndihmuar klubin për të fituar tre tituj ligë dhe një titull të Ligës së Kampionëve përpara se të transferohej në Real Madrid në 2009.

Ylli portugez pati një periudhë të frytshme në kryeqytetin spanjoll, ku përveç arritjeve të tjera, ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të klubit përpara se t’i bashkohej Juventusit në vitin 2018.

Shpërndaje në

U Kopjua