Live

Manchesteri prezanton blerjen 90 milionëshe

18:27 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Manchester United edhe zyrtarisht ka prezantuar Harry Maguire.

Mbrojtësi anglez u ble nga Leicesteri për 93 milionë funte, duke u bërë kështu mbrojtësi më i shtrenjtë dhe duke lënë pas Van Dijkun e Liverpoolit.


“Jam i lumtur që kam nënshkruar me këtë klub të shkëlqyeshëm. Unë e kam shijuar plotësisht kohën time tek Leicester dhe dua të falënderoj të gjithë në klub, tifozët gjithashtu për mbështetjen e tyre fantastike, gjatë dy sezoneve të kaluara. Sidoqoftë kur Manchester United të troket në derë, është një mundësi e jashtëzakonshme”, tha fillimisht ai.

“Nga bisedat e mija me trajnerim, unë jam i ngazëllyer për planin që ai ka për skuadër. Është e qartë se  Ole po krijon një skuadër për të fituar trofe. Tani pres me padurim të takoj shokët e mi të rinj të skuadrës dhe të filloj sezoni”..

Ndërsa edhe Solskjaer u shpreh i lumtur për ardhjen e mbrojtësit duke e cilësuar sit ë jashtëzakonshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...