Live

“Mangup. Nuk ‘ia ninë’ për Gjykata se e ka emëruar Kryeministri”, flet njeriu që e çoi në burg Kryeinspektorin, tregon për përgjegjësinë penale të Albin Kurtit në rast

17:17 / 28 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Nexhat Fazliu për shumë vite udhëheq zyrën regjionale të Inspektoratit të Punës në regjionin e Mitrovicës. Ka qenë madje i sulmuar edhe fizikisht dhe një aktakuzë për këtë rast rëndon mbi disa persona, përfshirë këtu edhe biznesmenin kontrovers, Mentor Beqiri.

Gazeta Kosovalive në dokumentarin “#BlackList Kosova” kishte transmetuar rrëfimin e tij për këtë rast, derisa ka raportuar edhe për procesin gjyqësor.

Fazliu, ishte personi që në Veri të Mitrovicës shumë vite më parë madje kishte gjobitur edhe kompaninë RAD, pronë atë kohë e tash njeriut kryesor të akuzuar për sulmin terrorist në Bajnskë, në vitin 2023, Millan Radojçiq.

E bash këtë person, tashmë i arrestuari, Kryeinspektori Hekuran Nikçi kishte vendosur që ta suspendonte.

https://insajderi.org/en/profile-who-is-Mentor-Beqiri-publicly-mentioned-as-a-man-of-Veselenovic-for-smuggling/

Ai bëri ankesa e fitoi raste në organe të pavarura, por nuk u ndal me kaq. Ai ushtroi kallëzim penal. Thotë që shkak i rastit të tij është edhe procedura penale që tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë po e udhëheq kundër Nikçit dhe të tjerëve .

Ai ka dhënë një rrëfim të gjatë për Insajderin më fill pas arrestimit të Nikçit. Ka zbuluar se si ish-shefi i tij mori masa edhe kur Fazliu po bashkëpunonte me Prokurorinë pikërisht në rastin kur po hetohej terroristi Millan Radojçiq.

Ka treguar se kallëzim penal i ka bërë edhe Hekuranit tjetër, Ministrit të Financave, Muratit.

Pasi që është edhe jurist me profesion, tregon se sipas tij cila është përgjegjësia penale e njeriut më të pushtetshëm në vend, Kryeministrit Albin Kurti në rastin e Hekuran Nikçit.

Shiko intervistën e plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua