Marina Vjollca është rikthyer pas një kohe të gjatë në ekran dhe lirshëm mund të thuhet se mori gjithë vëmendjen.
Bukuroshja, e cila prej vitesh është e martuar me reperin nga Kosova, Getoar Selimi, vazhdon të mahnisë me paraqitjet e saj në emisionin “Klanifornia”.
E tillë është shfaqur edhe së fundmi, ndërsa ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në llogarinë personale, Instagram.
E veshur me fustan të zi dhe me flokë të kapura, Vjollca duket e mahnitshme me pozat që ka marrë duke vënë në pah linjat trupore.
Megjithëse ndiqet nga një numër i madh i fansave në rrjetet sociale, ajo u komplimentua tejet shumë për këtë pamje.
E njëjta vazhdon ta sfidojë edhe motrën e saj, pasi të dy vajzat janë me emisione të ndryshme dhe shfaqen në të njëjtën kohë.
Sido që të jetë, Marina dhe Luana janë mjaft të komentuara që përveç pamjes emisionet e tyre janë shumë të shikuara. /Telegrafi/