Live

Masakra e Lybeniqit, flet i mbijetuari (VIDEO)

08:34 / 01 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ekipi i Klan Kosovës ka shkuar sot në fshatin Lybeniq të Pejës ku 26 vjet më parë kishte ishin vrarë 60 civilë shqiptarë.

Për Klanin ka folur i mbijetuari, Neziri, i cili rrëfeu për atë ditë të kobshme dhe për atë që kishte ngjarë.

“Këtu, në këtë orë, në orën 7:10 të datës 1 prill të vitit ’99 barbaria serbe e sulmoi fshatin duke i zgjuar nga gjumi gratë, fëmijët, pleqtë dhe djemtë e rinj, të gjithë i ka grumbulluar atje në mesin e fshatit duke i ndarë gratë dhe fëmijët nga familjet e tyre, edhe kur kanë kaluar fëmijë e gra në këtë pjesë në rrugën kryesore, në mesin e fshatit, i ka pushkatuar 60 burra”, ka thënë ai në lidhjen direkte në Ora 7.

“Sot ne do t’i kujtojmë me homazhe të njëjtën ditë, të njëjtën atmosferë. Fshati sot ndihet jashtëzakonisht i pikëlluar, jashtëzakonisht i mërzitur”.

Nga ora 12:00 aty do të mbahen sot homazhe në nderim të viktimave të kësaj masakre.

Shpërndaje në

U Kopjua