Në Mitrovicë sot u përkujtua masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 26 vjet më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur.
Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.
Njëra nga të plagosurat Valentina Selani, rrëfeu përjetimin e saj se si 14-vjeçare, ishte me nënën e saj, dhe si pasojë e sulmit nëna e saj u vra, ndërsa kjo mbeti e plagosur.
Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon e mëposhtme: