Policia e Kosovës njofton se sot ka realizuar një bastisje në zyrat e një subjekti ekonomik në Prishtinë, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore, pasi dyshimet lidhen me mashtrimin e një qytetari që i janë kërkuar mbi 100 mijë euro për shërimin e një anëtari të familjes së tij në një spital në Stamboll, ndonëse shpenzimet ishin mbuluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në kumtesë për media theksohet se gjatë bastisjes janë siguruar dokumente dhe pajisje si prova tjera dhe se janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar me inicialet I.P. dhe A.B., ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim.