Live

Mashtrimi i Kurtit nga rusët, Çitaku: Mozomakeq për ne, nëse Kurti flet kështu me ndërkombëtarët

16:22 / 26 Mars 2025

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të bisedës së kryeministrit Kurti i cili ra pre e dy mashtruesve rusë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Çitaku e ka cilësuar të turpshme mënyren se si Kurti e shfrytëzon këtë “takim” për opozitën, mediat, bizneset  dhe administratën amerikane.

“E gjithë biseda nxjerr në pah një nivel shqetësues sipërfaqësor dhe të paditur në trajtimin e çështjeve të politikës së jashtme. Dhe nëse kjo është mënyra se si Kurti flet në takime me liderë ndërkombëtarë, atëherë… mozomakeq për ne”, ka shkuar Çitaku.

Postimi i plotë:

E dëgjova bisedën ku Kryeministri Kurti kishte rënë në grackën e komedianëve rusë, duke besuar se po fliste me Presidentin e Letonisë. Të biesh në grackë nuk është pjesa më e turpshme – për këtë duhej të kujdesej kabineti i tij.

Por ajo që është vërtet e turpshme dhe skandaloze është përmbajtja e asaj bisede. Kryeministri e shfrytëzon këtë “takim” për të sulmuar opozitën, mediat, bizneset – madje edhe administratën e re amerikane.

E gjithë biseda nxjerr në pah një nivel shqetësues sipërfaqësor dhe të paditur në trajtimin e çështjeve të politikës së jashtme. Dhe nëse kjo është mënyra se si Kurti flet në takime me liderë ndërkombëtarë, atëherë… mozomakeq për ne.

Mjerim.

Shpërndaje në

U Kopjua