Live

MAT: “Autostrada e Gjilanit-gërmadha e dështimit” (Video)

08:56 / 10 Prill 2025

Nga Kosova Live

Me vlerësim e rivlerësim të ofertave, ndërrim të operatorëve ekonomikë, zvogëlim e rritje të çmimit, në prill të vitit 2018 kishte nisur zyrtarisht ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardh.

Epilogut të kësaj rruge nuk i dihet fundi. Data e vite për përfundimin e saj ishin dhëne disa herë por punët në terren tregojnë një fotografi tjetër.

Ndonëse e ndarë në segmente apo në lote siç njihet me gjuhën e infrastrukturës, dhe e shtrirë në një terren kryesisht të rrafshet, pjesa nga Banulla e Lipjanit e deri në Bresalc të Gjilanit me një gjatësi 22 kilometra, ende nuk është as afër përfundimit.

Në shumë segmente të kësaj rruge madje nuk shihen asnjë ekskavator apo makineri tjetër që dëshmon se po punohet.

Në një vend tjetër shihet një ekskavator i cili përpiqet të kryej punë me fuqinë dhe kapacitetin që ka.

Shpërndaje në

U Kopjua