Live

Mbahet akademi përkujtimore për komandantin Gani Imeri

16:14 / 20 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, sot u mbajt një Akademi Përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Komandantit Gani Imeri – një ndër figurat e rëndësishme të luftës për liri në Kosovë.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga deputetë dhe zyrtarë të tjerë të partisë.

Në njoftimin e PDK-së në Facebook thuhet se akademia u parapri nga homazhet që u zhvilluan pranë varrit të Komandantit në Dumnicë të Epërme, ku bashkëluftëtarë, qytetarë dhe të afërm u mblodhën për të kujtuar me nderim figurën e tij.

Përveç përfaqësuesve të lartë të PDK-së, në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, si dhe personalitete të tjera nga jeta politike dhe publike në vend.

Shpërndaje në

U Kopjua