Live

Mbanin armë dhe thikë në veturë: shoferi dhe pasagjeri arrestohen në Skenderaj

12:14 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës në Skenderaj ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për posedim të armëve pa leje, gjatë një kontrolli rutinë.

Sipas njoftimit, njësia policore ka ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit tek shoferi është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit pistoletë me shtatë fishekë. Ndërsa tek pasagjeri është gjetur një mjet i mprehtë, konkretisht një thikë, transmeton Klankosova.tv.

“Dy të dyshuarit pas intervistimit dhe procedurave të tjera me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

“Ndaj të dy të dyshuarve është iniciuar rastet për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. thuhet tutje në njoftimin e policisë në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua