Presidenti Donald Trump, ka njoftuar të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë këtu edhe Kosova.
Lidhur me këtë, ekonomisti Safet Gërxhaliu u shpreh i bindur që më shumë se 50 për qind e qytetarëve të Kosovës nuk e kanë ditur që ekziston një tarifë e tillë për mallrat e importuara nga SHBA-ja, transmeton Klankosova.tv.
“Ajo çka duhet të kemi parasysh, është fakti që nuk kemi komoditet të themi që këto masa nuk duhet të ndikojnë në ekonominë kosovare dhe në aspektin e ekonomisë së Ballkanit Perëndimor. E them këtë bazuar në faktin se ekzistojnë lidhjet direkte, indirekte si dhe perifere. Në qoftë se goditet Evropa dhe Bashkimi Evropian, që është partner strategjik i Kosovës, definitivisht do të importohet impakti i këtyre masave në Kosovë. Por vetë fakti që dje presidentja doli me një qëndrim, që taksat që besoj, që më tepër se 50 për qind i qytetarëve të Kosovës nuk e kanë ditur që ekzistojnë 10 për qind tarifë në import të mallrave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është diçka që duhet të mbështetet”, tha ekonomisti