Live

Mbi dy milionë njerëz kërkuan biletë për ndeshjen mes Ronaldos dhe Messit, PSG-ja do të përfitojë miliona euro

18:40 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Arabia Saudite është bërë padyshim qendra e botës së futbollit në vitin e ri 2023.

Pas finales së Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit, do të jetë edhe finalja e Superkupës së Italisë në të cilën do të luajnë Milani dhe Interi dhe “kurorë” e të gjithëve është një ndeshje miqësore në të cilën do të luajnë Cristiano Ronaldo me Al Nassryn dhe Lionel Messi me Paris Saint-Germainin.

Paris Saint-Germain do të luajë kundër një ekipi të kombinuar të dy skuadrave më të suksesshme nga Arabia Saudite, Al Nasr dhe Al Hilal.

Sipas mediave franceze, për ndeshjen miqësore të së enjtes në Riad, klubi nga Parisi do të fitojë 10 milionë euro.

Meqë ra fjala, biletat për këtë ndeshje janë kërkuar zyrtarisht nga mbi dy milionë njerëz, por vetëm pesëdhjetë mijë fatlumë do të mund ta ndjekin drejtpërdrejt këtë ndeshje.

Shpërndaje në

U Kopjua