Shpesh organizmi ynë konsiderohet si një makineri, “karburanti” i të cilës është ushqimi që bën të mundur mbarëvajtjen e funksioneve të tij. Në fakt marrëdhënia mes tyre në disa raste mund të sjellë probleme e shqetësime të ndryshme. Për të diagnostikuar reaksione të dëmshme nga ushqimi, ekzistojnë metoda mes të cilave edhe testi i intolerancës ushqimore. Nëse keni fryrje, gazra, nuk dobësoheni edhe pse nuk hani në sasi të mëdha do të thotë që duhet pa tjetër të bëni testin e intolerancës ushqimore.
Çfarë është testi i intolerancës ushqimore?
Duhet të dini që bëhet me anë të gjakut dhe çdo gjë tjetër që dëgjoni vërdallë, mund të jetë gjithçka por JO test intolerance. Metoda e përdorur për diagnostikimin e intolerancave ushqimore konsiston në hapjen e gjakut në lama specifike të cilat përmbajnë ekstrakte ushqimore dhe më pas shihet në mikroskop sesi qelizat e bardha dhe të kuqe të gjakut të pacientit reagojnë në kontakt me këto ekstrakte ushqimore. Parimi i trajtimit konsiston në hartimin e një regjimi ushqimor duke ruajtur kalorazhin ditor normal, por duke eleminuar ushqimet intolerante për një periudhë disa mujore në mënyrë që të mundësojmë zbrazjen e sasive të grumbulluara të këtyre produkteve nga organizmi ynë dhe humbjen e kujtesës së qelizave të bardha ndaj tyre. Testi citotoksik ka qënë bazë e punës se imunologëve të shumtë si Byron M. Wackman i cili, në vitin 1959, shkroi librin: “Efektet toksike të reaksioneve antigjen-antitrupave në qelizat e individëve hipersensitiv”.
Çfarë kuptojmë me intolerancë ushqimore?
Intolerancat ushqimore janë reaksione kronike ndaj ushqimeve që konsumohen shpesh, të cilat duke u grumbulluar në organizëm provokojnë shqetësime që nuk shfaqen menjëherë por mund të kenë distancë në kohë deri në 72 orë më vonë.Si pasojë e akumulimit të ushqimeve intolerante, organizmi nxit prodhimin e disa toksinave (citokina) të cilat ngacmojnë sistemin tonë imunitar në organet apo indet më sensitive. Nutrigjenetika nëpërmjet studimit të gjeneve, na tregon mutacione të mundshme të gjeneve përgjegjës për kodimin e enzimave të ndryshme të cilat marrin pjesë në zbërthimin apo përthithjen e ushqimeve.
Duke u informuar rreth pranisë ose jo, të këtyre mutacioneve, ne bëjmë modifikimet e nevojshme në regjimin tonë ushqimor! Gjithsecili prej nesh ka specifika të ndryshme në organizëm dhe është shumë e rëndësishme të konsultoheni me specialistë.Nëse keni pyetur veten çfarë nuk shkon me organizmin tuaj, përgjigja është një test intolerance larg… /News31