Live

Mbyllet për qarkullim rruga “Agim Ramadani” (FOTO)

07:45 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të punimeve në rrugën “Agim Ramadani”, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përgjatë gjithë ditës.

Sakaq, ka bërë të ditur se linjat e transportit publik që kalojnë në këtë rrugë do të devijohen përkohësisht dhe do të qarkullojnë në rrugët alternative si më poshtë:

-Rruga UÇK;

-Rruga Migjeni;

-Rruga Luan Haradinaj;

-Rruga Ukshin Hoti;

-Rruga Robert Doll;

-Rruga Eqrem Çabej;

-Rruga Dëshmorët e Kombit;

-Rruga Bajram Kelmendi;

(dhe anasjelltas, sipas nevojës së qarkullimit)

Gjithashtu, mjetet motorike me peshë mbi 12.5 ton do të ndalohen të qarkullojnë në këtë segment rrugor nga data 03.05.2025 deri më 07.05.2025, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë gjeni fotografi nga rruga e mbyllur që herët sot në mëngjes:

Shpërndaje në

U Kopjua