Live

Mbyllja e MCC-së, Hoti: Kosova ndër vendet që pëson më së shumti

16:22 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmeve se do të mbyllet Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Hoti tha se Kosova është ndër vendet që do pësojë më së shumti.

Ai theksoi se refuzimi i Marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 pamundësoi ndërtimin e termocentralin me gaz.

“Tani kur edhe MCC po mbyllet në kuadër të reformimit të Administratës Amerikane nga Presidenti Trump, Kosova do të humbë edhe shumën prej 220 milion dollarëve për blerjen e baterive për ruajtje të energjisë. Bashkë me këto edhe shumë projekte të tjera të ndërlidhura që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve”, tha Hoti transmeton Klankosova.tv

“Kështu ndodh kur qeverisin bukëpërmbysurit, të cilët duke injoruar Marrëveshjen e Uashingtonit refuzuan partneritetin me SHBA – shtetin që është përgjegjësi kryesor për ekzistencën e Kosovës së lirë dhe të pavarur. Këta gjithashtu refuzuan të pezullojnë tarifat e importit për produktet amerikane. Kjo qeveri po punon kundër interesave tona strategjike”.

Shpërndaje në

U Kopjua