Live

Më 2 dhe 3 qershor në Prishtinë mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

17:48 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Më 2 dhe 3 qershor të këtij viti në Prishtinë do të mbahet edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtarë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se ky forum bëhet edhe këtë vit vendtakim i zërave nga e mbarë bota.

“Edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë përfaqëson vazhdimësinë e një angazhimi të përbashkët për paqe, siguri dhe drejtësi, të shtyrë përpara nga kampionë të guximshëm”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Vitin e kaluar, Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë u mbajt në Prishtinë më 15 dhe 16 prill.

Shpërndaje në

U Kopjua