Live

Më 21 mars Ford do ta prezantojë veturën e parë elektrike të bazuar në platformën VW MEB

10:01 / 26 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Shefi i divizionit të veturave elektrike të Ford në Evropë, Martin Sander, postoi një video në të shkurtër të projektuesit kryesor Amko Leenarts gjatë një interviste. Leenarts është filmuar teksa e heq mbulesën nga “crossover-i” elektrik në ardhje teksa zhvillohet intevista.

Dita e 21 marsit është konfirmuar si data e prezantimit dhe Arena EV shkruan se mund të presim më shumë fotografi dhe imazhe të rrjedhura në javët në vijim.

“Crossoveri” i ri EV bazohet në platformën MEB të Volkswagen. Ky duke qenë automjeti më i vogël nga dy që Ford do të prodhojë me ndihmën e VW, pritet që të jetë i ngjashëm në madhësi me VW ID.4, megjithëse forma e tij do të jetë shumë më aventureske.

Ford pretendon se makina e re elektrike do të jetë “rebele dhe pa kompromis – një SUV i ri-imagjinuar për epokën e veturave elektrike”.

Duke parë fotot e spiunazhit që kemi parë deri tani, është e vështirë të gjesh ndonjë shenjë të “rebelimit”, por “kompromisi” duket se është i pranishëm në të gjithë, transmeton Telegrafi.

Meqenëse Fordi i ri bazohet në ID.4, ne mund të presim të shohim të njëjtat sisteme lëvizëse, ku Ford edhe do të ketë një zgjedhje midis dy baterive me kapacitet prej 55kWh ose 77kWh.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...