Live

Me makinën e vjedhur në Angli tenton të futet në pikën kufitare Morinë, ‘kapet’ 62-vjeçari nga Tropoja

15:41 / 22 Mars 2025

Nga Kosova Live

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë-Morinë, kanë njoftuar se në hyrje ndaluan mjetin tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasin D.M., 62-vjeçar banues në Llugaj-Tropojë.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit, ky automjet ka rezultuar të jetë vjedhur me 12.02.2021, në Mbretërinë e Bashkuar.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, derisa drejtuesi i automjetit shtetasi D.M u procedua në gjendje të lirë.

Shpërndaje në

U Kopjua