Festivali i muzikës “Sunny Hill” dhe Dua Lipa kanë qenë kryetemë e fundjavës.
Këngëtarja shqiptare ka ndarë fotografi dhe video të shumta duke treguar atmosferën fantastike në Prishtinë para miliona ndjekësve.
E nuk kishte si të mos mungonte edhe komentimi i mediave serbe.
Portali
serb Telegraf.rs shkroi:
Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një nga yjet e
festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.
Ajo nuk e fshehu lumturinë dhe kjo dukej në videot e postuara nga ajo.
Konkretisht, Dua së pari bëri shqiponjën duke simbolizuar “Shqipërinë e Madhe” gjë që i kënaqi fansat e saj në Prishtinë.
Më pas ajo ngriti flamurin e Shqipërisë dhe kërceu vallen që është shumë e njohur për shqiptarët e Kosovës.
“Një natë duhet të ngrihesh dhe të tregohesh sa shqiptar je”, ka shkruar këngëtarja