Live

Memli Krasniqi pret delegacionin e BIK-ut për iftar: Solidariteti dhe uniteti na bëjnë më të fortë

20:05 / 25 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në iftar delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, të prirë nga Myftiu Naim Tërrnava.

Në këtë takim tradicional gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Krasniqi theksoi rëndësinë e këtij muaji si periudhë reflektimi, afrimi dhe përkushtimi ndaj vlerave të solidaritetit dhe mirësisë.

“Kjo është një periudhë e çmuar e vitit që na kujton vlerat e solidaritetit, mirësisë dhe unitetit – parime që na bëjnë më të fortë si shoqëri,” u shpreh ai.

Kryetari i PDK-së gjithashtu uroi që ky muaj të ketë sjellë paqe, begati dhe harmoni për çdo familje në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua