Memphis Depay vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona.
Ylli holandez i Barcës, Depay po vazhdon rikuperimin e tij nga një lëndim dhe është tash e sa kohë jashtë fushave të blerta.
Megjithatë, kjo nuk po i pengon skuadrat tjera që të interesohen për shërbimet e tij.
Sipas raportimeve të ‘Fichajes’, Sevilla janë të vendosur ta transferojnë Memphis Depay nga Barcelona, përcjell lajmi.net.
Lojtari me shumë gjasë do të jetë pro një transferimi në Andaluzi, pasi po humb durimin e tij me minutazhën minimale.
Mbetet të shihet nëse Sevilla do të ketë një ofertë që kënaq skuadrën e Barcës.