Live

Mercedesi më 11 dhjetor zbulon modelin e ri

12:02 / 23 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Mercedesi do ta zbuloj modelin krejtësisht të ri të GLA-së crossover nëpërmjet një transmetimi ekskluziv online më 11 dhjetor.

Ky model do të rivalizoj direkt Audi Q2 e BMW X2 të ri.

GLA do të mbes më i vogli, më i lirë në familjen e SUV-ve të Mercedesit, transmeton Koha.net.

Në fotografit e rrjedhura të tij, shihet se GLA i ri nuk do të jetë shumë më ndryshe në dizajn se versioni i tanishëm i tij.

Ndryshimi më i madh i këtij modeli do të jetë nën ‘lëkurë’.

GLA i ri do të vij në platformën më të re të Mercedesit, të quajtur MFA2, e cila e bënë atë që të ketë më shumë hapësirë në kabinë.

GLA do të ketë vargun e njëjtë të motorëve me A-Classin. Që do të thotë se blerësve të tij do t’u ofrohet motorin i ri 2.0 litërsh me naftë turbocharged me katër cilindra në dy opsione, njëri me 148 kuajfuqi e tjetri me 188 kuajfuqi si dhe modeli 1.5 litërsh me naftë që prodhon 114 kuajfuqi.

Edhe modeli 2.0 litërsh me benzinë me katër cilindra turbocharged që prodhon 221 kuajfuqi do të jetë në dispozicion përderisa varianti super sportiv me 400 kuajfuqi i Mercedes-AMG do të jetë versioni më i fuqishëm që do të ofrohet me GLA.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...