Live

Mercedesi përfundon në oborrin e një shtëpie në Suharekë, tre të lënduar

10:58 / 01 Prill 2025

Nga Kosova Live

Tre persona janë lënduar si pasojë aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, rrethrrotullimi në rrugën “Skenderbeu” në Suharekë.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi deklaroi për Klankosova.tv se deri te aksidenti ka ardhur ngase mgasësi i automjetit nuk e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe ka humbur kontrollin e automjetit, si pasoj ka goditur një shtëpi.

“Nga aksidenti përveç dëmeve materiale tre persona kanë pësuar lëndime, njëri nga ata lëndime të rënda”, deklaroi ai për Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua