Live

Mërgimtarët po presin deri në 2 orë në Merdarë dhe 50 minuta te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

09:45 / 07 Janar 2024

Nga Kosova Live

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar mërgitmtarët po presin më së shumti në pikën kufitare në Merdarë për të dalë  nga Kosovë, shkruan Reporteri.net.

Aty kolona ka arritur deri në një mijë metra dhe njerëzit po presin deri në dy orë.

Deri në 50 minuta pritja po ndodh tek Dheu i Bardhë ku kolona e mërgimtarëve është 300 metra për të dalë nga vendi.

Nga të dhënat e fundit pritje në pikat tjera kufitare nuk ka e qytetarët 3-5 minuta mund të presin në hyrje e dalje të çdo pike tjetër kufitare.

Shpërndaje në

U Kopjua