Live

Mesfushori i Liverpoolit nuk pranon rinovimin, bëhet lojtar i lirë

09:59 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Liverpool nuk po kalon aspak një moment të mirë, pasi të besuarit e Jurgen Klopp u mundën thellë 3-0 nga Brighton në fundjavë.

Si të mos mjaftonte ecuria jo e mirë në këtë sezon, problemet e shumta me dëmtimet, klubi duket se po vuan edhe në merkato.

Kjo për faktin se, Liverpool ka siguruar vetëm shërbimet e Gakpo nga PSV për momentin, ndërsa problemi qëndron te rinovimet.

Naby Keita, i cili u transferua në verën e vitit 2018 në “ishull” nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për të rinovuar kontratën dhe Liverpool është dakordsuar që mesfushori të largohet në verë me parametra zero nga skuadra.

Një humbje kjo, pasi anglezët shpenzuan plotë 60 milionë euro për ta transferuar nga Leipzig dhe tani, 27-vjeçari do të largohet si një lojtar i lirë në merkaton e verës.

Keita numëron në total 122 ndeshje dhe 11 gola me “The Reds” që nga momenti kur zbarkoi në Angli, ndërsa tani pritet me interes e ardhmja e tij.

Mesfushori ka “admirues” në Premier League dhe jo vetëm, ndërsa mediet angleze bëjnë me dije se me shumë mundësi, Keita do të vijojë të jetë pjesë e kampionatit anglez dhe pse zërat e një rikthimi të mundshëm në Bundesliga nuk përjashtohen.

liverpool

Shpërndaje në

U Kopjua