Live

Messi blen 35 iPhone 14 të arit, do t’i shpërndajë si dhurata për këta futbollistë

10:24 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

Messi ka shpenzuar 210,000 euro duke blerë 35 iPhone të veshur në ari.

Të gjithë iPhonët do tu shpërndahen bashkëlojtarëve të tij nga skuadra e Argjentinës për fitimin e Kupës së Botës 2022 në Katar.

“Ishte një nder t’i dhuroja 35 iPhone 14 ari Leo Messit për shokët dhe stafin e tij si një dhuratë për triumfin në finalen e Kupës së Botës,” ndanë mesazhin Benjamin Lyons dhe Indesign Gold në llogaritë e tyre në Instagram.

Lojtarët dhe stafi i Argjentinës që ishin në Kupën e Botës do të marrin telefonin me ari me emër të personalizuar dhe numrin e fanelës të secilit prej tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua