Fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, beson se rivali i tij i vjetër Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë të hënën në mbrëmje pasi që e kishte të pamundur pjesëmarrjen.
Lionel Messi e mposhti mbrojtësin e Liverpoolit Virgil Van Dijkun dhe sulmuesin e Juventusit Cristiano Ronaldon në garën për Topin e Artë, duke u bërë lojtari i parë që arrin t’i fitojë gjashtë Topa të Artë në karrierë, në ceremoninë e ndarjen së çmimeve të hënën në Paris.
Cristiano Ronaldo nuk ishte në mesin e personave që ishin në atë sallë në Paris, mirëpo Messi nuk dëshiroi që mungesa e portugezit të bëhet historia e natës.
“Ai nuk është këtu sepse s’mund të vinte. Nuk duhet të shtrembërohet kjo. Ne e shijuam një ceremoni të mrekullueshme”, tha Messi.
Lionel Messi e shfrytëzoi këtë rast edhe për t’i siguruar tifozët e Barcelonës për të ardhmen e tij, duke e shprehur dëshirën e vet për të qëndruar edhe më tutje në Camp Nou.
“Njerëzit në klub më njohim mua. Ata e dinë se nuk ka asnjë problem përtej asaj të e thotë kontrata. Ajo që unë e ndiej për këtë klub shkon përtej çdo nënshkrimi apo roli, kështu që s’ka asnjë problem”, shtoi argjentinasi.
Duke folur për Topin e Artë që e fitoi të hënën, argjentinasi u shpreh shumë i kënaqur.
“Është shumë e veçantë. Unë jam në një pjesë të caktuar të jetën time dhe jam duke e shijuar jetën edhe në futboll, edhe jashtë futbollit me familjen time, me fëmijët. Jam i lumtur për këtë mirënjohje”.
Kur u pyet për mundësinë e pensionimit, kapiteni i Barcelonës sqaroi se ai ende ka shumë për të dhënë dhe se ndihet po aq mirë sa gjithnjë.
“Jam 32-vjeçar dhe së shpejti do të bëhem 33-vjeçE. Kam thënë para një kohë të gjatë se gjithçka varet nga mënyra se si ndihem fizikisht. Por, sot unë ndihem më mirë në një nivel personal dhe fizik, kështu që shpresoj se kjo do të zgjasë gjatë”.