Live

Messi fiton çmimin ‘The Best’, më i miri për vitin 2019

23:41 / 23 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Lionel Messi ka fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në gala mbrëmjen e FIFA-s.

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka mposhtur konkurrencën e Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldos për t’u shpallur më i miri në botë nga FIFA.

Leo e mbylli sezonin 2018/19 me 51 gola ne 51 ndeshje me 22 asistime.

“Çmimet individuale janë në plan të dytë, e pra është ekipi. Për mua, është natë speciale. Dua të falënderoj gruan time, fëmijët e mi që gjithashtu janë pjesë të këtij trofeu. Fëmijët e mi janë të dashuruar në futbollin dhe po iu vjen marre teksa po i shohin idhujt e tyre. Faleminderit të gjithëve për këtë çmim”, tha Leo.

Messi gjithashtu zuri vend në formacionin e vitit, në fazën sulmuese me Mbappen dhe Ronaldionj

Shpërndaje në

U Kopjua