Lionel Messi ka komentuar situatën aktuale të FC Barcelonës dhe ngritjen e shpejtë të talentit të ri Lamine Yamal, gjatë një interviste për kanalin në YouTube, Simplemente Futbol.
Ylli argjentinas, i cili vetë shpërtheu në skenën ndërkombëtare në moshë shumë të re, e cilësoi Yamal-in si një nga lojtarët më të mirë të momentit, duke nënvizuar ndikimin e tij të menjëhershëm në futbollin profesionist.
“Fëmijët shikojnë dhe imitojnë gjithçka, i njohin të gjithë dhe i ndjekin të gjithë, sepse flasin për lojtarët aktualë si Mbappe, Vinicius, Haaland, Lewandowski dhe Lamine Yamal, të jesh kaq i ri është shumë mirë. Seriozisht, është e pabesueshme”, u shpreh Messi.
I pyetur për talentin nga Rocafonda, Messi pati fjalë shumë të mira, duke vlerësuar arritjet e hershme të Lamine Yamal dhe kontributin e tij te përfaqësuesja spanjolle.
“Është mbresëlënëse ajo që Lamine Yamal po tregon, çfarë po bën dhe çfarë ka bërë tashmë. Ai tashmë ka qenë kampion i Evropës me Spanjën”, shtoi ai.