Live

Meta: 9 vjet më parë GJND-ja vulosi shtetësinë e Kosovës

08:05 / 23 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se 9 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) dha vendimin historik për përputhshmërinë me të drejtën ndërkombëtare të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Meta theksoi se vendimi i GJND-së ishte njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë kompromis me të drejtat e qytetarëve të Kosovës.

Në një postim në profilin e tij në facebook Presidenti shkroi se vendimi i GJND-së i dha fund me meritë pretendimeve të Serbisë duke vlerësuar përputhshmërisht me të drejtën ndërkombëtare pavarësinë e Kosovës.

Zoti Meta kujtoi se e përjetoi vendimin në çastin historik të 2010-ës me kënaqësi si ministër i Jashtëm i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Ai e quajti vendimin e GND-së historik, njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë kompromis me të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës për të jetuar të lirë dhe në paqe si evropianët e tjerë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...