Festivali “Sunny Hill” morri vëmendje të madhe sivjet. Përvec mediave vendore edhe ato ndërkombëtare e komentuan festivalin.
Nuk mungoi edhe një shkrim i Metro.co.uk, i cili përqendrohet te ardhja e të të dashurit të Duas në vendlindjen e prindërve të saj.
Dua ka lindur në Londër, por që të dy prindërit e saj janë prej Prishtinës –
Kosovë dhe që më pas kanë emigruar në Britani të Madhe.
Dua bashkë me familjen qëndrojnë prapa festivalit më të madh ndërkombëtar të muzikës që ka Kosova i cili nisi vitin e kaluar dhe sivjet po mbahet për herë të dytë nga 2 gushti.
Në vazhdën e festivalit, Dua ka ngacmuar fansat me njoftime të mëdha, përfshirë Miley Cyrus dhe Calvin Harris.
Duke shpërndarë në Instagram një seri të ‘snap’-ave nga shijimi i jetës në turmën e festivalit, pranë saj autorja e hitit “New Rules” kishte edhe të dashruinë e saj të ri, Anwar, derisa me të ajo shoqëroheëj në prani të prindërve të saj dhe të motrave dhe vëllezërve më të rinj se aj
Festivalin e ka për zemër Dua derisa ai mbahet në bashkëpunim me Sunny Hill
Foundation – një organizatë bamirësie e krijuar në Prishtinë në
patronatin e saj që për synim ka që të ndihmojë vullnetarisht të gjithë ata që
kanë nevojë.
Ajo dhe Anëar kanë qenë në lidhje që prej qershorit, ky dyshja thuhet se u bë bashkë vetëm pak javë prej kur Dua u nda nga ish i dashuri i saj Isaac Careë.
Dua dhe Isaac kanë qenë në lidhje ‘on and off’ që prej 2013 ndërsa për herë të parë u ndanë më 2017, para se të bashkoheshin një vit më vonë.
Burime të Metro.co.uk, njoftojnë se dyshja derisa po donte që ta bënte lidhjen që të funksiononte ata “hasën në telashe për ta parë njëri-tjetri” pasi që orari i Duas shkonte duke u stërngarkuar.
Në korrik Dua ka njoftuar se ajo tashmë është me Anëar – vëllain e vogël të Gigi dhe Bella Hadid