Live

Miftaraj për gjuhën e VV-së: Sa më shumë në panikë për humbjen e pushtetit, aq më shumë sulme të orkestruara ndaj medias

19:18 / 12 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ehat Miftaraj, Drejtor i Institutit për drejtësi në Kosovë, ka reaguar pasi Sami Kurteshi anëtar i Vetëvendosjes në KQZ, sulmoi në mënyrë të ashpër gazetarët, duke akuzuar se punojnë për njerëz që merren me vrasje me pagesë.

Miftaraj ka komentuar qasjen e Vetëvendosjes, duke u shprehur se “Kur partia te kerkon me qene me I ashper dhe filllon me kercenime ose ngacmime, pastaj pergjigjesh penalisht. Ne secilin rast partia vazhdon misionin ne menyre te papenguar e sherbetori I vuan pasojat, ku jo rralle here qarraviten duke qarë para prokurorit ose gjykatesit”.

Postimi i plotë:

Sa më shumë në panikë për humbjen e pushtetit dhe privilegjeve, aq më shumë sulme të orkestruara ndaj medias dhe secilit që guxon me shpreh një mendim, kritikê ose ekspozim të korrupsionit.

Sa të ka interesa, do ketë shërbetorë të devotshëm. Sa më të padijshëm shërbëtoret aq më shumë gabojnë dhe shpërfaqen.

Me rëndësi të promovohet liria e shpehjes. Sa me shume liri te shprehjes aq me shume ekspozohen sherbetoret e grupeve te interesit dhe pushtetit.

Kur je i padijshem e keqperdor lirine e shprehjes dhe pastaj kalon ne ofendime, shpifje qe hyn ne sferen e pergjegjesise civile.

Kur partia te kerkon me qene me I ashper dhe filllon me kercenime ose ngacmime, pastaj pergjigjesh penalisht.

Ne secilin rast partia vazhdon misionin ne menyre te papenguar e sherbetori I vuan pasojat, ku jo rralle here qarraviten duke qarë para prokurorit ose gjykatesit 😃

Kjo eshte demokracia!

Shpërndaje në

U Kopjua