Live

Milaim Zeka e “dërgon në qiell” Luana Vjollcën

18:05 / 23 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka është takuar me prezantuesen nga Shqipëria Luana Vjollca.

Me këtë rast ai edhe ka shfryëzuar rastin të bëj një fotografi me të.

“Vetëm Zoti ka ditë me falë kaq të mençme dhe të bukur”, ka shkruar Zeka në fotografinë e shpërndarë në facebook.

Zeka kohë më parë ishte pyetur në një emision televiziv se a do të donte të kalonte një natë me këngëtaren Fjolla Morina apo me Luana Vjollcën, ku ishte përgjigjur se kjo e fundit është yll dhe se Zoti e ka pikturuar me kujdes.

“Absolutisht me Luana Vjollcën sepse për mua është një yll, është njeri super pozitiv dhe rrallë gjen kombinim aq të mirë që të jesh edhe e bukur, edhe e mençur. Gjithçka e ka perfekte. Zoti e ka vizatuar avash avash Luanën”, ishte shprehur Zeka.

Shpërndaje në

U Kopjua