Milaim Zeka në intervistë për Weekend” në Klan Kosova tha se ka dhënë vetëm 20 përqind të kapacitetit të tij si opinionit në “BBVK3”.
Sipas tij, partnerja e tij opinioniste nuk komentonte lojën e banorëve por merrej me të.
Dhe, tha se gjatë gjithë puntatave nuk ka komunikuar fare me të.
“Këtë e bënte vetëm për shkak të xhelozisë, sepse publiku më dojshin mu, fotografohesha me ta, dhe çdo gjë që thoja bëhet meme. Në vend që të komentone lojën brenda, kacafytej me mu. Shpesh më ka fy por e kam duru sepse ka qenë femër”, tha Zeka.
“Kam qenë duke e ndjekur nga shtëpia, e kam marrë vesh më vonë, nuk më ka ardhur mirë. Partneritetin edhe në punë e kemi si në familje, kur dikush të sulmon kot së koti, normalisht se nuk të vjen mirë”, tha Eda.
Ndërkaq, Zeka për Gjestin tha se është më meritori që ka fituar Big Brother-in.
“Ai për mu është njeriu më meritor që e ka fitu lojën e Big Brother, sepse vet e ka pranuar që është analfabet.