Pas 8 muajsh martestë Miley Cyrus dhe Liam Hemstworth kanë vendosur të ndajnë rrugtët.
Përfaqësues të dyshes së njohur kanë zbuluar lajmin për ‘E! Online’, duke treguar se dy ish-partnerët kanë rënë dakord mes tyre për ndarjen. “Miley dhe Liam kanë rënë dakord të ndahen këtë herë. Ata kanë vendosur të dy që më e mira është që të fokusohen tek vetja dhe karriera e tyre.
Miley dhe Liam vazhdojnë ende të jenë prindër të dedikuar ndaj gjithë kafshëve të tyre që kanë bashkë”, kanë thënë përfaqësuesit e dyshes. Ata kanë kërkuar që gjatë kësaj kohe njerëzit t’i lënë të qetë dhe të respektojnë procesin e ndarjes mes tyre.
Cifti kanë qenë në lidhje që 10 vite dhe janë njohur në setin e filmit “The Last Song”.