Ylli Kosovar Milot Rashica shkëlqeu sezonin e kaluar me Werder Bremenin.
Paraqitjet e mira sigurisht që kanë shtuar interesimin e shumë skuadrave për Rashicën.
Në një intervistë për “Bildin” gjerman ish futbollisti i Vushtrrisë ka konfirmuar se nuk planifikon të largohet nga skuadra ku po shkëlqen, Werder Bremeni.
“Sigurisht se gjithmonë ka interesim nga klubet, por unë as që po mendoj diçka rreth kësaj qështje”, ka deklaruar Rashica.
Bild ka raportuar se ka interesim prej Benficës për kosovarin. Por edhe Werderi edhe Rashica janë të gatshëm të vazhdojnë së bashku.
Për momentin futbollisti u shpreh se është i interesuar vetëm në kampionatin e ardhshëm me skuadrën e tij.