Live

Mimoza Studenica, artistja me stilin unik të pikturave në Kosovë!

19:42 / 12 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

I ftuari i radhës në emisionin “MUZË” nga gazetarja Vahide Zejnullahu, ishte artistja kosovare, Mimoza Studenica. Ajo rrëfen se si filloi të mirrej me artin inovativ dhe sa vlerësohet në Kosovë.

“Pas kohës së luftës kur përfundova studimet, fakultetin e dizajnit grafik, aty fillova kollazhin me punu dhe mora hapat nga aty”, tha studenica.

Tutje, ajo me shumë pasion rrëfeu se si realizohet ky lloj arti.

“Nuk është një procedurë e vështirë nëse ka njeriu interesim, durim, imagjinatë. Bëhen skeqet, prehen letrat, varet prej dimensioneve, ngjyrat varet se çka dëshiron me realizu dhe pasi kryhet skeqi konturat vendosen me letra dhe normal që i vendos se çfarë ngjyra ke me i ngjit letrat dhe gradualisht shkon hap pas hapi”, shtoi ajo.

Ndërkaq, artistja me stilin unik të pikturave vazhdoi duke treguar se cilën pikturë e ka të veçantë./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua