Live

Ministria e Kulturës nderon Burbuqe Berishën dhe Kushtrim Hoxhën, me çmimin vjetor për Kinematografi

13:34 / 31 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Ndahen çmimet Kombëtare për Veprën Jetësore “Bekim Fehmiu” Ministria i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka ndarë çmimin Kombëtar për Veprën Jetësore “Bekim Fehmiu” në fushën e Kinematografisë poetit dhe kritikut letrar Azem Shkreli – post mortum, çmim që e pranoi trashëgimtari i tij, Valon Shkreli.

Shkreli tha se është nder për ta si familje ta pranojnë këtë çmim.

Ndërsa çmimi vjetor për Kinematografi, iu nda regjisores Burbuqe Berisha dhe aktorit Kushtrim Hoxha.  Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se krahas sukseseve ndërkombëtare të filmit është rritur edhe buxheti për të. “Është fat që në vitin 2019, 2018, 2017 , filmi ka shënuar suksese në arenën ndërkombëtare, dhe për këtë ne kemi rritur buxhetin për filmin”, tha Gashi

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...