Iniciativa “Miqtë Laburistë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”, e kanë përkrahur kërkesën e ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, për formimin sa më të shpejtë të qeverisë.
Në reagimin e tyre, “Miqtë Laburistë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor” thanë se duke pasur parasysh situatën gjithnjë e më të përkeqësuar të sigurisë rajonale dhe nevojën për të ofruar popullin e Kosovës, stabiliteti është thelbësor.
“Jemi dakord me gjithë zemër me ambasadorin britanik. Duke pasur parasysh situatën gjithnjë e më të përkeqësuar të sigurisë rajonale dhe nevojën për të ofruar për popullin e Kosovës, stabiliteti është thelbësor. Kosova ka nevojë që qeveria dhe parlamenti i saj të funksionojnë sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa Hargreaves tha se dy muaj pas zgjedhjeve, Kosova ka urgjentisht nevojë për një Kuvend dhe një qeveri funksionale.